Dirk Nowitzki nuk e ka problem të ballafaqohet me shtatshkurtërit

Basketbollistët janë njerëz të gjatë.

Një deklaratë e tillë nuk është ekuivalente me zbulimin e ujit të nxehtë apo Amerikës, por shumë njerëz janë ende të hipnotizuar kur shohin një njeri me lartësi 210 ose më shumë centimetra.

Lexo po ashtu:

Por, kjo kurrë nuk e ka magjepsur basketbollistin gjerman të Dallas Mavericks, Dirk Nowitzkin, i cili ka ndarë mendimin rreth kësaj teme duke lënë një mesazh në llogarinë personale në Twitter.

“Nuk është se unë jam i shqetësuar sepse e kam dëgjuar shumë herë, por a është mirë që prindërit të tregojnë gishtin drejt meje dhe t’u thonë fëmijëve të ‘shohin se sa është i gjatë?’ A mund të shikoj rreth e përqark e ta drejtoj gishtin tek njerëzit dhe t’u them atyre se sa janë të vegjël?”.

Statusi bëri disa të qeshin gjersa një tifoz e pyeti nëse ishte i pasjellshëm me shokun e tij shtatshkurtër, J. J. Barei, basketbollisti nuk pati përgjigje.

Theksojmë se 40 vjeçari deri më tani njëherë në karrierë është shpallur kampion i NBA-s me Dallasin në vitin 2011.

Ndryshe, basketbollisti ka fituar edhe dy medalje me kombëtaren gjermane të basketbollit, të argjendtën dhe të bronztën. /Telegrafi/

TAGS