Disa fakte, lidhur me pilulat e kontracepsionit hormonal

Disa fakte, lidhur me pilulat e kontracepsionit hormonal
Tash esht Koha

A keni menduar ndonjëherë se si funksionon pilula për të parandaluar shtatzënësinë?

Mbi të gjitha, pilula është një nga format më efektive të kontracepsionit, me 41% të grave midis moshës 15 dhe 24 vjeç edhe 22% të grave midis 25 dhe 34 vjeçe që e përdorin atë, sipas fondacionit “Kaiser Family”.

Këtu janë disa fakte që mund t’ju ndihmojnë të vendosni nëse pilula është opsioni i duhur për ju, shkruar nga VeryWellHealth përcjell Gazeta Shneta.

Në pjesën më të madhe, të gjithë kontraceptivët hormonal, përfshirë pilulën, funksionojnë në të njëjtën mënyrë për të parandaluar shtatzëninë.

Nuk bën ndonjë ndryshim nëse metoda hormonale e kontrollit të lindjes është një ilaç i kombinuar që përmban të dy substancat aktive estrogjenin dhe progestina ose nëse është një opsion i vetëm si progestina.

Përdorimi i estrogjenit dhe progestinës së bashku parandalojnë ovulimin ndërsa ndikojnë në ndryshimet në mitër dhe mukozën e qafës së mitrës që e bëjnë shtatzëninë gati “të pamundur”.

Për krahasim, kontraceptivët  e përdour si substance e vetme si rasti me progestinën parandalojnë vetëm ovulimin (dhe me shkallë të ndryshme të suksesit dhe shtatëzaninë).

Për të qenë sa më efektiv, kontraceptivët hormonal duhet të përdoren vazhdimisht dhe në mënyrë korrekte.

Si grup statistikor, vlerat lëvizin midis 92% dhe 99.9% në fushën e efektivitetit.

Kjo do të thotë se nga çdo 100 gra që përdorin kontracepsion hormonal, tetë do të mbeten shtatzënë me përdorim tipik ndërsa afërsisht një në një mijë do të mbetet shtatzënë me përdorim të përsosur.

Tash esht Koha
TAGS