Disa vitamina kanë efekt vetëm nëse merren me ushqime dhe jo me suplemente artificiale

Disa vitamina kanë efekt vetëm nëse merren me ushqime dhe jo me suplemente artificiale

Është vërtetuar se konsumimi I sasisë së lartë të karrotave, brokolit dhe patateve ulë rrezikun e kancerit të lëkurës, shkruan Dailymail,transmeton Gazeta Express.

Këto produkte dhe disa të tjera, janë të pasura me vitaminë A, I cili është një përbërës shumë I rëndësishëm për një lëkurë të shëndetshme. Konsumimi I vazhdueshëm I ushqimeve, që përmbajnë këtë lloj vitaminë jo vetëm që e përmirëson pamjen e lëkurës, por edhe e ulë rrezikun e prekjes nga kanceri I lëkurës.

Me anë të studimeve të bëra, është vërtetuar se marrja e vazhdueshme dhe e sasisë së lartë të kësaj vitamine, e ulë rrezikun nga kanceri I lëkurës për 17%. Shkencëtarët tregojnë se ky rrezik ulët vetëm nëse konsumohen ushqime natyrale, dhe jo suplemente.

Vitamina A luan një rol të rëndësishëm në rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe aktivitzimin e antioksidantëvëe, të cilët I pastrojnë radikalet e lira duke e pamundësuar zhvillimin e qelizave kancerogjene.

Në hulumtimin e berë së fundmi, shkencëtarët studiuan informacionet e 123.570 njerëzve, duke I analizuar shprehitë e të ngrënit, dietat dhe stilin e jetës së tyre. Ata vërejtën se personat që përdornin produkte që përmbajnë vitaminë a, kishin ë pak shans të preken nga kanceri I lëkurës, në krahasim me ata që përdornin suplemente të vitamnës a.

Si përfundim, ekspertët tregojnë se nëse dëshironi të ulni rrezikun e prekjes nga kanceri I lëkurës, atëherë duhet të filoni të përdorni produkte natyrale që përmbajnë vitaminë A dhe jo suplemente artificiale. /Gazeta Express

TAGS