23 March 2018 / 16:11
Rreth 40% e fshatrave të vendit përballen me problemin e ujit të sigurt për pije. Kjo dukuri paraqitet nëpër fshatrat ku nuk kanë të instaluar ujësjellës dhe në të cilat uji sigurohet nga vetë banorët të cilët vetë hapin puse apo gypa për furnizim. Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se gjendje më e shpeshtë me ujë të pasigurt për pije është paraqitur në Tetovë, Gostivar dhe Gjevgjeli. Në shënimin e ditës botërore të ujit, Instituti i Shëndetit Publik kumtoi se 2,1 miliard njerëz në botë nuk kanë qasje deri të uji i sigurt për pije. Rreth 1,9 miliard njerëz jetojnë në zona ku nuk ka më ujë të mjaftueshëm, ndërkohë që në nivel global mbi 80% e ujit të ndotur në kthehet prapë në lumenjtë dhe oqeanet pa u trajtuar në mënyrë të përshtatshme.
Maqedonia ka 97% qasje deri te uji i sigurt. Dhe kjo e grupon Maqedoninë më lartë në nivel botëror për nga qasja deri te uji i sigurt për pije.Me keq gjendja paraqitet nëpër fshatrat e vendit të cilët nuk kanë të instaluar ujësjellës, dhe përqindja e këtyre fshatrave shkon rreth 40% . Banorët nëpër ato vendbanime kanë qasje deri tek uji, por ose përmes gypave të shpuar prej tyre, ose nga puset e hapura nga banorët, gjë që nuk paraqet siguri – deklaroi Mihail Kocubovski, Epidemiolog në Institutin e Shëndet Publik.