Dita e ndeshjes po afrohet, Kosova vazhdon të stërvitet me intensitet të lartë

Dita e ndeshjes po afrohet, Kosova vazhdon të stërvitet me intensitet të lartë
15:40 | 5 Shtator 2019

Kombëtarja e Kosovës ka zbritur në fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’, për të vazhduar stërvitjet për ndeshjet e shtatorit.

‘Dardanët’ po hynë në fazën finaleve të stërvitjeve, kur dihet se të shtunën zhvillohet ndeshja e parë e shtatorit, kur takohen me Çekinë.

Stërvitja e ditës së sotme, është e parafundit para asaj të ditës së premte, ku edhe trajneri Bernard Challandes do të paraqitet në konferencë për media, për t’u deklaruar para ndeshjes me Çekinë, shkruan lajmi.net.

Kosova në këtë ndeshje do të hyjë me disa mungesa, por edhe lojtarët që janë në dispozicionin e trajnerit ofrojnë garanci për të shpresuar se suksesi është i arritshëm.

Disa momente nga stërvitja e Kosovës, mund të shikoni në videon e mëposhtme.

[embedded content]

/Lajmi.net/

TAGS