Ditët në karantinë/ Marina tregon për sherret me Getoarin: Jemi si çdo çift shqiptar, kemi pasur edhe debate

Ditët në karantinë/ Marina tregon për sherret me Getoarin: Jemi si çdo çift shqiptar, kemi pasur edhe debate

Moderatorja e dashur Marina Vjollca në një lidhje direkte me emisionin ‘Opinion’ ka treguar se edhe ajo me partnerin e saj Getoarin kanë pasur debate si çdo çift shqiptar gjatë këtyre ditëve në karantinë.





Marina ka treguar se bashkë me reperin prej vitesh jetojnë në Tiranë, dhe kjo periudhë ka qenë pak e vështirë për Getoarin, i cili nuk shkon dot në Kosovë.

“Unë dhe Geti prej disa vitesh jetojmë në Tiranë dhe nuk është se e bllokova unë Getin të qendronte këtu gjatë kësaj periudhe. Të them të vërtetën unë si natyrë nuk është se jam shumë sociale, pra nuk jam pjesë e argëtimeve. Unë jam punë-shtëpi, duke hequr pjesën e udhëtimeve me Getin. Kështu që nuk ka patur fort ndryshim me momentin e vendosjes në karantinë. Për Getin ka qenë disi më e vështirë se sigurisht me koncertet, çdo fundjavë ai dhe punën e ka kryesisht në Kosovë. Kështu që Geti e ka pasur disi më të vështirë, unë e kam pasur më të lehtë.
Shiko në fillim po mendoja ky do të jetë një sekret i çifti tonë, por kur takova çdo çift tjetër, thash ok, s’është problem. Jo jo jemi si çdo çift shqiptar, kemi pasur edhe debate”- është shprehur Marina.

Ndër të tjera, Marina tregoi se si e ka kaluar periudhën e izolimit, teksa shtoi se ka pasur ndihmë nga Getoari në kuzhinë, pasi gatimet i mbulon ai.

TAGS