Dj Geek feston ditëlindjen, dalin pamje nga festa surprizë dhe dhurata e veçantë e Dafina Zeqirit

Dj Geek feston ditëlindjen, dalin pamje nga festa surprizë dhe dhurata e veçantë e Dafina Zeqirit

Dj Geek ka festuar ditën e sotme ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë për të, nuk kishte si të mungonte një festë surprizë, pjesë e së cilës ishte dhe këngëtarja e njohur Dafina.



Kjo e fundit ka publikuar disa story në ‘Instagram’ ku zbuloi më tepër detaje rreth festës, ku vihet re torta e personalizuar e Dj dhe ambienti i dekoruar. Dj Geek ka publikuar dhe një foto të dhuratës që këngëtarja i ka dhuruar.

“Edhe diçka tjetër nga Dafina”, shkruan reperi në postimin ku tregon atletet e dhuruar nga këngëtarja.

Dafina tregoi se i ishte dashur të zgjidhte mes lidhjes me të dhe karrierës, ndaj ajo zgjodhi karrierën.  Mirëpo, duket se çifti nuk janë ndarë dhe ende nuk po kuptojmë ç’po ndodh mes tyre.

TAGS