Djali i Messit festoi golin e Betisit, shikoni veprimin e Suarezit

Djali i Messit festoi golin e Betisit, shikoni veprimin e Suarezit
16:21 | 26 Gusht 2019

Barcelona ka gjetur fitoren e parë në La Liga këtë sezon, duke e mundur 5:2 në ‘Camp Nou’ Real Betisin.

Rezultati i thellë mund të krijoi përshtypje të gabuara rreth kësaj ndeshje, pasi që Barcelona vuajti gjatë pjesës së parë, duke qenë edhe në disavantazh.

Katalanët ishin të detyruar të paraqiten pa Lionel Messin dhe Luis Suarez, të cilët e ndoqën ndeshjen nta tribunat, së bashku me fëmijët e tyre.

E moment interesant ka dhuruar djali i Messit, Mateo.

Ai aksidentalisht ka festuar golin e epërsisë së Real Betis, të shënuar nga Nabil Fekir në minutën e 15’.

[embedded content]

Por, interesant ka qenë edhe reagimi i Luis Suarez, i cili filloi ta ngucte rreth këtij veprimi./Lajmi.net/

TAGS