Djali që doli nga lloçi i Kosovës, kaloi nëpër duart e Ismet Munishit, sot po e dridh Gjermaninë

Djali që doli nga lloçi i Kosovës, kaloi nëpër duart e Ismet Munishit, sot po e dridh Gjermaninë

Djali që doli nga lloçi i Kosovës dhe kaloi nëpër duart e Ismet Munishi, sot po e dridh Gjermaninë.

Trajneri i Ballkanit në Superligën Kosovare, Ismet Munishi ka dhënë një prononcim për “Supersport”, teksa ndër të tjerash ka folur edhe për Milot Rashicën. Munishi ka treguar për aktivizimin e yllit të Verder Bremer te Llamkos Kosova (sot Vushtrria) ende pa i mbushur 16 vjet.

“Milotin kemi filluar ta aktivizojmë ende pa i mbushur 16 vjeç. Në sezonin e parë e kemi aktivizuar vetëm në pjesën e dytë pastaj në sezonin e dytë e kemi aktivizuar 90 minuta.

Që atëherë e kemi vënë re  se ka predispozita për tu bërë lojtar i madh, e ka përkrahur e gjithë skuadra, e ka përkrahur i gjithë qyteti pasi të gjithë e kemi ditur që kemi një futbollist të madh.

Është krenari ta shohësh atë në Bundesligë, tashmë po e presim të transferohet në një skuadër më të madhe që të tregojë vlerat edhe me futbollistët më të mëdhenj të botës”, ka thënë ndër të tjerash trajneri i Ballkanit.

MEDIAL.mk