Djali Reshat Ibrahimit: Nëse Zoti më fal vajzë emrin do ta ketë Majlinda

Majlinda Kelmendi ka thyer të gjitha parashikimet. Ka thyer të gjitha rekordet. Nuk ka medalje që nuk ka fituar deri më tash. Ajo ka hyrë në zemrën e çdo shqiptari dhe secili tash flet me krenari dhe identifikohet me emrin e kampiones olimpike, xhudistes Majlinda Kelmendi, e cila i solli medaljen historike shtetit të Kosovës.

Gazetari shqiptar nga Maqedonia, Reshat Ibrahimi, ka postuar një shkrim interesant për të birin e tij, i cili me nusen e tij janë marr vesh nëse iu lind vajzë ta pagëzojnë me emrin Majlinda. Ky çift i lumtur që shihet në foto janë të impresionuar me Majlindën.

“Salimi dhe Medina me kane premtuar se në të ardhmen nëse Zoti ju falë vajzë do ta pagëzojnë me emrin e kampiones olimpike, Majlinda!”, tregon Reshati.