Djali rrah nënën në Gjakovë

Djali rrah nënën në Gjakovë

Një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali  i saj.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:00, në Gjakovë.

Sipas raportit të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Në këtë rast ishin të përfshira edhe dy të dyshuara. Me vendim të prokurorit për shkaqe sigurie njëra nga të dyshuarat së bashku me fëmijën e saj është strehuar në shtëpi të sigurt, ndërsa e dyshuara tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

TAGS