Djathi i gomaricës më i shtrenjti në botë, kushton 800 euro kg

Djathi i gomaricës më i shtrenjti në botë, kushton 800 euro kg

Qumështi i gomaricës është një nga më të dobishmit në botë, por deri më tani nuk kishim dëgjuar për djathin.

Ai është bërë me ligj si djathi më i shtrenjtë në botë.

Duhen 800 euro për të shijuar një kg djathtë.

Djathi është një nga nënproduktet më të kërkuar në botë, por kafshët që e prodhojnë janë vetëm tre: lopa që është më i përhapuri, delja dhe dhia.

Deri më tani nuk ka pasur djathëra që prodhohen nga lloje të tjera kafshësh.

Në fakt ai që bëhet me ligj si djathi më i shtrenjtë në botë  vjen nga një specie jo e zakonshme, gomarica.

Përfitimet e qumështit të gomarit në fakt janë shumë të njohura: me pak yndyrë, proteina, laktozë dhe shumë i pasur me omega-3, yndyrë e mirë për organizmin; këto karakteristika e bëjnë shumë të ngjashëm me qumështin e një gruaje dhe për këtë mjekët e rekomandojnë për të zëvendësuar qumështin e gjirit kur nëna për arsye të ndryshme nuk ka.

Por problemi mbetet se kostoja e qumështit të gomaricës kushton 30 euro për litër për shkak se gomari prodhon shumë pak qumësht dhe gjinjtë e saj janë të vogla.

Për të marrë sasinë e kërkuar, duhet që gomarica të milet të paktën 6 herë në ditë, krahasuar me lopët dhe delet, të cilat milen dy herë.

Kjo duhet të jetë arsyeja se pse qumështi shitet kaq shtrenjtë dhe në botë ekziston vetëm një fermë e tillë.

Fakti që qumështi i gomaricës është shumë i pasur me ujë dhe për të prodhuar një kg djathtë, duhen të paktën 25 litra qumësht, bën që çmimi i djathit të rritet në stratosferë.

Për momentin një kg  djathtë kushton 800 euro, por çmimi i tij mund të rritet  nëse do të merret në konsideratë kërkesa dhe prodhimi i pakët e tij.

Popullariteti i këtij djathi u rrit shumë kur një nga tenistët më të mirë në botë vendosi që të blejë për gjithë vitin, që të sigurohej se nuk do t’i mbaronte.

Ai mendon se djathi mund të përmirësojë përformancën e tij sportive.

Ferma ka shumë punë për të bërë në këtë periudhë sepse tenisti u ka hequr të drejtën të tjerëve që ta shijojnë.

Me pak fjalë, ai që është bërë djathi më i shtrenjtë në botë, edhe nëse do të donit ta provonit, nuk mundeni dot sepse është i shitur.

Ata që e kanë provuar thonë se ka një shije shumë delikate.

Por për momentin furnizimi ka mbaruar dhe ju duhet të prisni sezonin e ardhshëm dhe të vini disa para mënjanë që ta provoni.

Shiko Videon:

TAGS