Djemtë të cilët rrahën vajzën nga Shtipi, nuk mund të gjejnë avokat

Djemtë të cilët rrahën vajzën nga Shtipi, nuk mund të gjejnë avokat

Dy djemtë të cilët keqtrajtuan vajzën nga Shtipi i Maqedonisë, 24 orë pasi u ndaluan nga policia ende janë pa avokat mbrojtës shkruan TV Star.

Gjykatësja e procedurës paraprake Olgica Pavlova, në çdo moment duhet të vendosë për paraburgimin e tyre, por kjo është e pamundur pasi të dyshuarit nuk kanë përfaqësues ligjor.

Siç shkruan TV Star, të gjithë avokatët e thirrur deri tani nuk kanë pranuar të japin ndihmë juridike për dy keqtrajtuesit nga Shtipi.