DnV publikon rezultatet preliminare të zgjedhjeve në katër komunat veriore

DnV publikon rezultatet preliminare të zgjedhjeve në katër komunat veriore

Demokracia në Veprim ka bërë publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV), ka vëzhguar tërë procesin zgjedhor për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, transmeton Telegrafi.

Në bazë të raportimeve nga terreni, dalja e votuesve deri në mbylljen e vendvotimeve në 19:00 është 39% nga 85% e vendvotimeve të procesuara.

Rezultatet preliminare të DnV-së për 85% të vendvotimeve të numëruara janë:

Mitrovicë e Veriut:
Lista Serbe, Goran Rakic (95.2%)
Partia Demokratike e Kosovës, Gonxhe Çaushi (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiq (1.6%)

Zubin Potok:
Lista Serbe, Srdjan Vulovic (94.1%)
Partia Demokratike e Kosovës, Hysen Mehmeti (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Liridona Kahrimani (2.8%)

Leposaviq:
Lista Serbe, Zoran Todic (96.4%)
Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Hetemi (2.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Veseli (1.5%)

Zveçan
Lista Serbe, Vucina Jankovic (96.4%)
Lëvizja Vetëvendosje, Avdi Peci (2.2%)
Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Peci (1.4%) /Telegrafi/

TAGS