“Do largohem shpejt, vajza ka ditëlindjen”/ Si e festoi Rea Xhillari 30-vjetorin e saj

“Do largohem shpejt, vajza ka ditëlindjen”/ Si e festoi Rea Xhillari 30-vjetorin e saj
Tash esht Koha

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar mbrëmë në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në televizionin “News 24”. Në nisje të emisionit, kreu i qeverisë i ka kërkuar ndjesë Ballës dhe i ka thënë që duhet të largohet pak më herët nga studio sepse kishte një ditëlindje në familje. “Sot duhet të jem në ditëlindjen e vajzës sonë dhe Linda që shpeshherë mi fal vonesat, këtë herë nuk do ta bëjë”, tha Rama.





Bëhet me dije se Rea, vajza e Lindës nga martesa e mëparshme ka festuar mbrëmjen e djeshme 30 vjetorin e saj. Në rrjetet ajo ka zgjedhur mos të postojë asgjë nga festa që familja kryeministrore mbajti, por pasi ka postuar numrin 30, dhe ka marrë edhe urimet e miqve, ajo ka postuar dhe një foto tjetër.  Një tavolinë me dy karrige në natyrë, është kjo poza tjetër që shfaqet në Instagramin e saj, duke mos dhënë detaje se me kë ka festuar ajo në atë tavolinë në mes të barit.

Tash esht Koha
TAGS