“Do të doja që Ronaldo dhe Mourinho të riktheheshin në Spanjë”

“Do të doja që Ronaldo dhe Mourinho të riktheheshin në Spanjë”

12:04 |

Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho janë kërkuar që të kthehen sërish në futbollin spanjoll nga presidenti i La Ligas, Javier Tebas.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, në verën e vitit 2018 u largua nga Real Madrid, për t’iu bashkuar Juventusit, ndërsa Jose Mourinho nuk ka drejtuar asnjë skuadër spanjolle që pas largimit nga ‘Los Blancos’, në vitin 2013.

Portugezi ka kaluar kohën e tij duke drejtuar skuadra si Chelsea dhe Manchester United, ndërsa është përmendur si emër për të marrë drejtimin e Real Madridit.

“Do të më pëlqente të kthehej përsëri Cristiano Ronaldo dhe që Jose Mourinho të ishte trajner i një skuadre spanjolle”, ka deklaruar Tebas, përcjell lajmi.net.

“Ai është një trajner i shkëlqyeshëm dhe një emër i mirë për të promovuar ligën tonë”./Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

12:15 |

TAGS