Dojna Mema në lidhje me këngëtarin e njohur? Ja fotot që ngritën dyshimet

Dojna Mema në lidhje me këngëtarin e njohur? Ja fotot që ngritën dyshimet

Dojna Mema, një ndër moderatoret më të dashura për publikun  është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private.



Mirëpo, nëse ju kujtohet pak kohë më parë ajo u përfol për një lidhje me këngëtarin Vlashent Sata, por moderatorja i hodhi poshtë këto thashetheme duke u shprehur se bëhet fjalë për një projekt të përbashkët dhe asgjë më shumë.

Por fjalët e saj bien në kundërshtim me veprimet. Pak ditë më parë, moderatorja postoi një foto ku shihet e kapur për dore me të dashurin e saj, portretin e të cilit nuk na e ka zbuluar, teksa ka shkruar:

Në jetë duhet të gjesh dikë që të dashuron, kujdeset për ty dhe të bën foto të bukura. P.s : kriteret e mësiperme nuk janë vendosur sipas rëndësisë.

Sikurse u aludua pas fotos së publikuar prej saj dhe me sa kemi kuptuar nga postimet në vende të njëjta në rrjetet sociale, personi misterioz i cili ka rrëmbyer zemrën moderatores  është pikërisht Vlashent Sata.

TAGS