Doktorët ia rindërtojnë kafkën me anë të ndërhyrjes 9 orëshe

Doktorët ia rindërtojnë kafkën me anë të ndërhyrjes 9 orëshe

Doktorët kanë arritur me sukses t’ia zëvendësojnë një vajzë të vogël kafkën, pasi iu kishte deformuar gjatë kohës kur ishte ende në mitër, raporton Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Ava Carlin, tanimë 3-vjeçare kishte vuajtur nga një deformim i kafkës i quajtur- craniosynostosis, deformim ky që e bënë kokën të duket “e shtypur”.

Doktorët i treguan familjes së vogëlushes, se ky deformim do të ndikonte në funksionimin dhe zhvillimin e trurit, kështu që kur ajo ishte 18- muajshe prindërit e saj pranuan ta operonin dhe kirurgët filluan procedurën e rindërtimit të kafkës.

Operacioni kishte zgjatur 9 orë e gjysmë dhe kirurgët ia kishin thyer kafkën në copë, përpara se t’ia rindërtonin kafkën “e re”.

Tani vajza është shëruar tërësisht dhe është zhvilluar si një fëmijë normal.

Kraniosynostosis është një deformim i rrallë i kafkës, i cili shkakton që një fëmijë të lindë apo të zhvillojë formë të çrregullt të kokës. Ky çrregullim prekë një në 1.800 fëmijë zakonisht të gjinisë mashkullore. /Gazeta Express

TAGS