Dokument: BE-ja u ofron vendeve Ballkanike “konektivitet” jo antarsim

Dokument: BE-ja u ofron vendeve Ballkanike “konektivitet” jo antarsim

“Koha Ditore” ka siguruar draftin e deklaratës së Samitit të Sofjes, teksti i së cilës është dakorduar në një takim të përfaqësuesve të përhershëm të shteteve anëtare të BE-së.

Nga ky draft shihet se nga aspekti i obligimeve politike të BE-së ndaj procesit të zgjerimit ofrohet edhe më pak sesa që ishte ofruar para 15 vjetësh në Samitin e Selanikut.

Por në aspektin praktik ka shumë nisma konkrete për konektivitet të vendeve të Ballkanit që, nëse zbatohen, do t’i ndihmojnë shumë rajonit që së paku të avancojë drejt rritjes së standardeve, dhe me këtë një lloj afrimi me BE-në së paku në këtë drejtim, raporton koa.net.