Dokumenti zyrtar i Vatikanit: Nëna Terezë e lindur në Shkup, Shqipëri (FOTO)

Vatikani zyrtar ka befasuar maqedonasit që asnjëherë nuk duan ta përmendin origjin shqiotare të Nënë Terezës. Në dokumentet e sotme të shenjtërimit të Nënë Terezës është shkruar vendlindja Shkup, Shqipëri. Këto dokumente janë zyrtare të shpërndara nga Vatikani, ndërsa e njejta ka figuruar edhe në dokumentin zyrtar me të cilin Nëna Terezë u shëndërrua në Shën Tereza, pas shenjtërimit të saj.

Ndryshe, Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov, liderët e dy partive më të mëdha maqedonase Gruevski dhe Zaev me delegacionet e tyre ishin të pranishëm sot në ceremoninë e madhe në Vatikan dhe asnjë lider apo figurë publike shqiptare nga Maqedonia nuk ishte pjesë e delegacionit. Me shënimin e Shkupit si pjesë e Shqipërisë, si duket Vatikani i dha një porosi dhe njëherit një “shuplakë” liderëve shqiptarofob maqedonas.