Të dashur vëllezër dhe motra të nderuara, miq dhe dashamirë të librit, ju njoftoj që sot doli nga shtypi libri im i gjashtë (6) i titulluar ASPEKTE SOCIALE.
Faleminderimi absolut i takon Zotit të gjithësisë që më dha shëndet dhe mundësi të bëjë këtë punë disa vjeçare dhe sot ta kurorëzoj me publikimin e librit.
E faleminderoj ministrinë e kulturës për mbështetjen e plotë finansiare për botimin e librit,
I faleminderoj Redaktorin Iljasa Salihu, Recensentin Fejzulla Arifi, lektorin Agim Avdiu, dhe shtëpinë botuese Furkan ISM-Shkup.
Libri është një plejadë me tema dhe artikuj të ndryshëm në fushën socio-politike që kryesisht kan të bëjnë me rrjedhat e viteve të fundit dhe aktualitetit në shoqërinë tonë. tirazhi 500 copë. Për më tepër rreth librit, mundë të lexoni në libër. Ju faleminderit për mbështetjen dhe inkurajimin dhe me shpresë që do të vazhdoj me zbritjen e mendimeve të mia në letër.