Don Phenom befason me deklaratën për Noizyn

Don Phenom befason me deklaratën për Noizyn

14:27 |

Don Phenom kohë më parë ‘akuzoi’ Noizyn se ia kishte kopjuar këngën, por së fundi habiti me fjalët që kishte për të.

Don Phenom është emër shumë aktiv me projekte të reja muzikore, shkruan lajmi.net.

Reperi ishte i ftuar së fundi në një intervistë për “NIN”, ku ndër të tjera ka folur edhe lidhur me raportin që ka me Noizyn.

I ngjajshëm

“Të më kishe pyetur para dy viteve ne dy do bënim muhabet për këtë temë gjysmë ore. Ka një vit që unë nuk jam marrë fortë me këtë energji, jam përpjekur të sjell muzikë të mirë, të jem një djalë sa më i mirë që kolegët mos të më kenë frikën. Fansat e analizojnë dhe e kuptojnë çfarë ke bërë ti e çfarë ai. Por në Amerikë thonë në qoftë se më imiton duhet marrë për mirë jo negativisht. Nuk kemi pas asnjëherë mundësi të sqarohemi, por me sa kemi kuptuar, ai është në punë të vetë, ne në punë tonë, vazhdojmë bëjmë muzikë të mirë. I urojmë suksese krejt kolegëve”, ishin fjaltë e Don Phenom.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Don Phenom është “Ma e mira je”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip. /Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

14:43 |

TAGS