DOOM bëhet pjesë e Nintendo Switch, PS4 dhe Xbox One

DOOM bëhet pjesë e Nintendo Switch, PS4 dhe Xbox One

Me të bërë të ditur rikthimin e kësaj video-loje, është bërë e ditur se do të jetë në dispozicion edhe për konsolat moderne.

Loja DOOM që është lansuar më 1993 dhe u përhap me shpejtësi të madhe, do të ketë ndryshime të mëdha grafike, mirëpo nuk do të del prej sistemit të trilogjisë.

“Tani mund të luani lojën që i ka filluar të gjitha” thuhet në materialin e shkurtër, ku tregohet për aksionet dramatike që mund të zhvillohen.

Blerja e DOOM dhe DOOM II kushton 4.99 dollarë, derisa për DOOM 3 duhet paguar 9.99 dollarë.

Shfrytëzuesit e Nintendo Switch, PS4 dhe Xbox One, tashmë kanë mundësi ta luajnë këtë video-lojë.

TAGS