[embedded content]Lajmi se Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov ka dhënë dorëheqje pas referendumit të pasuksesshëm u përhap me shpejtësi në mediat online. Madje i njëjti shoqërohet edhe nga një dokument ku mund të lexohet se si Dimitrov jep dorëheqje të parevokueshme nga posti i ministrit. Nga kabineti i ministrit thonë se lajmi është i rrejshëm, ndërsa dokumenti falsifikim amator.
“Ministri për punë të jashtme i Maqedonisë, si deri më tani, poashtu edhe më tej, do të vazhdojë me përkushtim të punojë në të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të vendit, me besim të fortë në vendimin dhe vullnetin e qartë të shprehur në referendum”, u shprehën nga Ministria për punë të jashtme e RM-së.
Nga kabineti i Dimitrovit kërkuan përgjegjësi për lajmin dhe dokumentin e rrejshëm. Ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovski sot tregoi se rasti është paraqitur në MPB dhe Prokurori.
“Me që kemi paraqitje, në konsultim me prokurorinë publike do të procedojmë me punë; dhe është e rëndësishme që të vërtetohet situata reale dhe publiku të informohet për këtë”, tha Oliver Spasovski, Ministër për punë të brendshme.
Lajmet e rrejshme janë bërë një dukuri e shpeshtë. Rrjetet sociale janë burim i tyre, ku shpërndahen informacione të pavërteta dhe pa verifikuara. Për të arritur qëllimet e tyre politike ose ideologjike, shumë media online, pa autorë, publikojnë informacione të pabaza, të rrejshme ose të shtrembëruara.
Përgatiti: Besir Arifi
Data 24.04.2024
Aktuale
- Dalja në votime deri në orën 15 është 35,9%, për 7% më shumë se në vitin 2019
- Kryetarët e komunave në Maqedoni kanë shumë pak kompetenca
- Manipulim dhe blerje votash? Prokuroria heton N.P. Komunalec në Dellçevë
- MPB me detaje për disa parregullsi në vendvotime në Shtip dhe Shkup
- Parlamenti Evropian miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor
- Besa Rraqi, “nusja” kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit
- Ndalohet një person në Ohër, ka fotografuar fletëvotimin
- Taravari: shpresoj që zgjedhjet të jenë fer dhe demokratike