Dorëzohen kartelat për “naftë të gjelbër” në rajonin e Strumicës

Dorëzohen kartelat për “naftë të gjelbër” në rajonin e Strumicës

Në rajonin e Strumicës sot ishin dorëzuan kartelat për “naftë të gjelbër” për të gjithë shfrytëzuesit e rinj nga ky rajon, përkatësisht për të gjithë ato të cilët për herë të parë këtë vit e shfrytëzojnë masën, ata të cilët i kanë dëmtuar ose humbur kartelat paraprake.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski deklaroi se tashmë nga fillimi i javës së ardhshme , përmes njësive rajonale të MBPEU-së , do të ndahen edhe kartelat tjera të reja në të gjitha rajonet në shtet. Ai tha se ata të cilët tashmë kanë kartela nga viti i kaluar, sipas automatizmit do të mbushen dhe do të mund të fillojnë me përdorim të kartelave, përkatësisht të marrin “eurodizel për mekanizëm bujqësor”.

Ai informon se të drejtën e shfrytëzimin të kësaj mbështetje e kanë të gjithë bujqit të cilët ishin shfrytëzues të subvencioneve sipas programit të vitit 2019.

Dimkovski informon se vitin e kaluar bashkëfinancimi i shpenzimeve për furnizim të “naftës së gjelbër” për mekanizëm bujqësor ishte 30%, ndërsa këtë vit mbështetja është rritur në 50%.

Nikollçe Babovski, drejtor i Agjencisë pagesore theksoi se bujqit të cilët kanë kartela nga viti i kaluar, do të mund të marrin eurodizel karburant tashmë nga dita e hënë pas orës 10.