Dortmund ‘dorëzohet’ në garën për titull, pëson në shtëpi ndaj Schalke

Dortmund ‘dorëzohet’ në garën për titull, pëson në shtëpi ndaj Schalke

Dortmund ‘dorëzohet’ në garën për titull, pëson në shtëpi ndaj Schalke

Skuadra e Borussia Dortmund ka befasuar duke u mposhtur në shtëpi, në ndeshjen kundër Schalke.

Në një garë të ngushtë për titullin që nga fillimi i sezonit, Dortmund duket se është dorëzuar në xhirot e fundit të Bundesligës.

Në ndeshjen e luajtur sot kundër Schalker 04, skuadra e Lucien Favre ka pësuar humbje me rezultatin 2:4, shkruan lajmi.net.

Në këtë takim ishin skuadra ‘verdh e zi’ që kaluan të parët në epërsi, qysh në minutën e 14’, me anë të Mario Gotze.

Por, këtë epërsi, lojtarët e Dortmund e patën të pamundur që ta ruajnë, pas mysafirët u kundërpërgjigjën shumë shpejtë.

Ishte Caligiuri ai që realizoi golin e barazimit vetëm katër minuta pas Gotze (18’), për të rikthyer balancën.

Pastaj, vetëm 10 minuta pas barazimit, skuadra e Schalke goditi edhe njëherë, për të krijuar avantazhin, të cilin nuk e humbi deri në fund.

Golin e radhës për mysafirët e realizoi  Caligiuri, i cili realizoi për 1:3, në minutën e 62’ të takimit.

Dortmund reagoi me anë të Axel Witsel, i cili realizoi për 2:3, në minutën e 84′ për të rihapur gjithçka, megjithatë shpresat i shuajti Breel Embolo, i cili realizoi për 2:4 pas vetëm 2 minutave.

Me këtë humbje, Dortmund mbetet në kuotën e 69 pikëve, një më pak sesa Bayern, të cilët kanë një ndeshje nesër për të luajtur, me mundësinë për të shkuar në katër pikë.

Ndeshje interesante dhe rezultat befasues në Bundesliga ishte fitorja 4:1 e Dusseldorf kundër skuadrës së Milot Rashicës, Werder Bremen. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS