Dortmund e mposht Liverpoolin në miqësore

Dortmund e mposht Liverpoolin në miqësore

08:08 |

Borussia Dortmund e ka fituar përballjen miqësore kundër Liverpoolit të zhvilluar në ‘Notre Dame Stadium‘ në Indiana, me rezultat 3:2.

Kjo përballje miqësore mblodhi një numër të madh tifozësh, dhe dhuroi pesë gola.

I ngjajshëm

Goli i parë erdhi që në minutën e 3’, kur shënoi Paco Alcacer.

Në minutën e 35’, Liverpool barazoi rezultatin në 1:1 me anë të Harry Wilson.

Thomas Delaney në minute e 53’ dhe Jacob Bruun Larsen në minute e 58’, shënuan për Dortmundin, për të çuar rezultatin në 3:1.

E gjitha që bëri Liverpool deri në fund të ndeshjes, ishte ngushtimi i epërsisë, pas golit të Rhian Brewster, që shënoi nga penalltia në minutën e 75’.

[embedded content]

/Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

08:15 |

TAGS