Dortmund vazhdon sigurt në Bundesliga, mposht Freiburgun

Dortmund vazhdon sigurt në Bundesliga, mposht Freiburgun

Dortmund po e vazhdon presionin ndaj Bayern Munichut për titullin e Bundesligës.

Dortmund ka fituar në javën e 30-të në Bundesligë, duke e mposhtur Freiburgun me rezultat, 0:4.

Golin e parë për ‘Milionerët’ e shënoi Jadon Sancho në minutën e 12’-të, gjersa ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë, raporton lajmi.net.

Epërsinë për Dortmundin e dyfishoi Marco Reus (54’), ndërsa në listën e realizatorëve ishte edhe Mario Gotze (79’).

Fitoren e ‘Milionerëve’ e vendosi Paco Alcacer, që realizoi nga penalltia në minutën e 87’.

Pas xhiros së 30-të, Dortmund gjendet në vendin e dytë me 69 pikë, një më pak se Bayern Munich, që është në të parin. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS