Dortmundi do ta transferojë Hazardin si zëvendësues të Pulisicit

Dortmundi do ta transferojë Hazardin si zëvendësues të Pulisicit

Borussia Dortmund ka shitur sulmuesin e talentuar amerikan Christian Pulisic te Chelsea.

Ylli amerikan do t’i bashkohet klubit londinez në verë për një shumë prej 64 milionë eurove.

E duket se tani verdh e zinjtë e kanë gjetur zëvendësuesin e Pulisicit në kampionatin gjerman.

Fjala është për belgun Thorgan Hazard, i cili është duke zhvilluar një stinor të jashtëzakonshëm me Borussia Moenchegladbachun.

25-vjeçari ka qenë lider i skuadrës së tij duke shënuar gola e duke dhuruar asistime.

Hazard ka një kontratë me Gladbachun deri në verën e vitit 2020 dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

Dortmundi po mendon që të dërgojë ofertë prej 35 milionë euro për të nënshkruar me yllin belg.

Në 19 ndeshje zyrtare, Hazard ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime këtë edicion.

Sulmuesi anësorë më parë ka qenë pjesë e Chelseat, ndërsa Gladbachu e kishte blerë në vitin 2015 për tetë milionë euro. /Telegrafi/

TAGS