Dortmundi refuzon ta shesë Pulisicin këtë verë

Klubi i Bundesligës, Borussia Dortmund do ta mbajë të riun amerikan, Christian Pulisic, deri në verën e ardhshme.

Mesfushori me tipare sulmuese ka vetëm edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij me klubin gjerman.

Paraqitjet e tij të mira kanë tërhequr interesin e klubeve të shumta, si Bayern Munich,  Chelsea, Real Madridi dhe Manchester United.

Lexo po ashtu:

Megjithatë, klubi i Bundesligës nuk dëshiron ta shesë këtë vit edhe përkundër interesimit të madh.

Christian Pulisic (Getty Images)

Është mediumit Daily Mail, që raporton se Borussia Dortmund po refuzon të shesë Pulisicin këtë afat kalimtar të verës.

Mënyra e vetme për ta shitur amerikanin është të bien dakord këtë verë rreth çmimit dhe që ai nuk do të largohet nga klubi deri pas përfundimit të sezonit.

Lexo po ashtu:

Dortmundi dëshiron ta praktikoj shitjen e tij ngjashëm me marrëveshjen e Liverpoolit me Naby Keitan e RB Leipzig.

Çmimi i yllit amerikan mendohet të jetë 60 milionë euro. /Telegrafi/

TAGS