Douglas Costa përfshihet në një aksident komunikacioni, shpëton pa lëndime

Douglas Costa përfshihet në një aksident komunikacioni, shpëton pa lëndime

Futbollisti brazilian, Douglas Costa, është përfshirë në një aksident komunikacioni derisa po udhëtonte ndërmjet Livorno Ferraris dhe Santhia.

Automjeti i tij, Jeep Cherokee, është përplasur me një Fiat Punto, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar imazhe nga aksidenti.

Në fotografi shihet se vetura e 28-vjeçarit është dëmtuar në pjesën e përparme, kurse vetura tjetër është shumë e shkatërruar.

Lexo po ashtu:

Lojtari i Juventusit nuk ka pësuar lëndime serioze, për dallim prej vozitësit të automjetit tjetër, i cili është dërguar në spital për mjekim.

Costa luan te kampioni i Italisë që nga viti 2017 kur ishte huazuar nga Bayern Munichu.

Në vitin e kaluar, transferimi u bë i përhershëm dhe anësori pritet të qëndrojë një kohë të gjatë në Torino.

Këtë sezon, ai ka luajtur në 17 ndeshje për Zonjën e vjetër, 10 prej të cilave i ka nisur nga banka rezervë, ndërsa ka shënuar vetëm një gol. /Telegrafi/

TAGS