Drake dhe Adele takohen dhe luajnë Bowling

Miqësia e Drake dhe Adeles po bëhet shumë serioze.

Superyjet kaluan të dielën duke u relaksuar në San Fernando, ndërsa TMZ raporton se ata shkuan edhe në Pinz Bowling Center.

Miqësia e tyre filloi pasi Adele mori pjesë në një koncert të Drake në tetor. Ata u takuan pas koncertit dhe filluan kontaktet që të qëndrojnë së bashku.

Këngëtarja britanike shpërndau dashurinë e saj për Drake dhe zbuloi se ajo ka dashur ta bëj remiksin e këngës “Hotline Bling”.

“Unë do të bëja çka do me Adelen. Unë do të shkoja tani në shtëpinë e saj për t’ia larë robat”, ka thënë Drake pas pretendimit të britanikes.

Natyrisht se mes dyshes ekziston një mirëkuptim i madh dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë romancë. /Telegrafi/

TAGS