Drake thyen rekord në top-listën ‘Billboard Hot 100’

Reperi dhe producenti amerikan, Drake, e ka thyer rekordin e sivjetmë si muzikanti që ka qëndruar më gjatë në krye të top-listës ‘Billboard Hot 100’, plot dhjetë javë.

Muzikanti i vetëm në histori të kësaj top-liste që ka qëndruar më gjatë se Drake në krye, është Usher, i cili ne vitin 2004 me albumin “Confessions”, ka vënë një rekord që pritet ta mbajë gjatë.

Asokohe, ai qëndroi në krye të ‘Billboard Hot 100’ plot 28 javë, bën të ditur Billboard.com.

Drake, njëherësh, është bërë solo-muzikanti i parë, i cili ka kryesuar së paku dhjetë javë në këtë top-listë me tri këngë të ndryshme.

Lexo po ashtu:

Këngët e tij, “In My Feelings”, “God’s Plan” dhe “One Dance” për një kohë të gjatë e kishin okupuar kreun e kësaj top-liste.

Para tij, një sukses të tillë e kishte arritur grupi Boyz II Men, por jo edhe ndonjë solist.

Kënga “In My Feelings” është po ashtu pretendente potenciale për të qëndruar dhjetë javë edhe në krye të top-listave Hot R&B/Hip-Hop dhe Hot Rap.

Vlen të theksohet se këto këngë nga domeni i muzikës rep konkurrojnë për t’u bërë edhe më të dëgjuarat në histori të Billboard, duke qenë se janë pjesë e 100 këngëve më të mira qe 34 javë. /Telegrafi/

TAGS