Më 17 prill 2019, në orën 04:30, në autostradën Shkup-Gjevgjeli respektivisht në hyrjen “Demir Kapia”, policia ka dhënë shenjë për ndalimin e makinës së tipit mercedes me targa të Shqipërisë, mirëpo shoferi ka vazhduar me lëvizje. Pas marrjes së masave, automjeti është ndaluar ndërsa shoferi është arratisur. Në makinë janë gjetur gjashtë shtetas të Pakistanit. Prokuroria Publike po merr masat e nevojshme për zbardhjen e rastit.
Loading…