Alsat 2019-04-12T15:42:03+02:00
Shkolla e mesme profesionale “Marija Kiri Skllodovska” në Shkup, për vitin e ri shkollor 2019-20 ka paraparë të hapë dhe katër drejtime të reja profesionale, dhe ato janë:
-teknik laborant kimik,
-teknik i prodhimeve ushqimore,
-teknik për mbrojtjen e ambientit jetësor
-teknik për prodhimet kozmetike dhe kimike
Këto risi vijnë si rezultat I ndryshimit të plan programeve dhe fondeve që I ka ndarë BE- ja për ngritjen e kualitetit në arsim dhe hapjen e drejtimeve të reja deficitarë në vend në arsimin në gjuhën shqipe. Semimaturantët do të ishin riregjistruar në shkollën tonë sepse posedojmë tetë laboratorë të cilët janë të pajisura me mjete më bashkëkohore të cilat mund ti përdorin në mësimin e tyre praktik- deklaroi Adhurim Fazliu, mësimdhënës.
Drejtimet profesionale, nxënësit i promovuan edhe para qytetarëve duke improvizuar eksperimente të ndryshme. Nxënësit thanë se drejtimet profesionale mundësojnë punësime të menjëhershme.
Në këtu kryejmë edhe punën praktike siç shihen edhe eksperimentet të cilat i punojmë. Kjo është më e rëndësishmja sepse në teori e mësojmë mënyrën se si duhet të punojmë por kur e vepron është më ndryshe”
Përse ti harxhosh gjithë ato vite për të shkuar në fakultet nëse nuk ke mundësi kur tek ne ofrohet mundësia që vetëm me një shkollë të mesme, me një drejtim të mirë ta orientosh jetën tënde dhe të shkosh në punë pa pasur nevojë për fakultete”
Në mbështetje të Kryqit të Kuq, Institutit të Mjekësisë së Punës dhe Institutit të Transfuziologjisë, Shkolla realizoi aksionin për dhurimin e gjakutMe këtë rast, shkolla më fjalë realizoi edhe aksion për dhurimin e gjakut.
Sot e kam të 50-tën herë. Kur dhuroj gjak e ndjej trupin shumë mirë, shumë lehtë. Nuk ndjej vështirësi, kokë dhembje apo diçka tjetër, jam shumë mirë- deklaroi SINKRON – Musa Idrizi, dhurues gjaku.
Afati i parë për regjistrim në shkolla të mesme do të zhvillohet më 17 dhe 18 qershor. Rezultatet do të shpallen më 19 qershor. Në Shkollat që do të paraqitet nevoja, testimi kualifikues do të zhvillohet më 21 qershor.
Melihate Rustemi
Loading…