Drejtoresha e spitalit të Kumanovës infektohet nga Kovid-19

Drejtoresha e spitalit të Kumanovës infektohet nga Kovid-19

Drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva, mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale ka publikuar se është pozitive ndaj Kovid-19.

“Rezultate pozitive nga testi për SARS-Kov-2. Pa maskë vetëm nëpër shtëpi, pesë muaj punë-shtëpi, por imuniteti lëshoi pe. Stresi kronik dhe lodhja e bënë të veten. Rruajuni. Ndryshe testin e kam bërë dje pasdite”, ka shkruar Zaharieva.

Nga fillimi i pandemisë në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës u infektuan një pjesë e personelit shëndetësorë. Repartet punuan me kuadër të reduktuar. Gjendja pas një periudhe u stabilizua.