Drejtori i Agjencisë për Zbulim: Më emëroi Pendarovski, që e përkrahu edhe BDI

Drejtori i Agjencisë për Zbulim: Më emëroi Pendarovski, që e përkrahu edhe BDI

Erolld Musliu, drejtori i ri i Agjencisë për Zbulim, ka refuzuar që të komentojë deklaratat e anëtarëve të BDI-së, se janë të shqetësuar pas emërimit të tij si drejtor i Agjencisë për Zbulim.

Musliu ka sqaruar se është e nevojshme që vendimi të shpallet në Gazetën Zyrtare dhe funskioni i tij të oficializohet./Alsat

“Nuk mundem të jap deklaratë deri sa nuk e shoh vendimin e emërimit tim, drejtor i Agjencisë për Zbulim të jetë shpallur në Gazetën Zyrtare. Nuk ka problem, nga e hëna jam i disponueshëm”

Pyetje: BDI sot ka reaguar pas emërimit tuaj se nuk pajtohen pas vendimit që jeni emëruar drejtor i AZ. Mëngjesin e sotëm zv/Kryeministri Bujar Osmani kishte deklaruar një gjë të tillë?

“Nuk e kam lexuar atë deklaratë të zv/kryeministrit Bujar Osmani, mirëpo mbrëmë dëgjova qëndrimin e tyre, kishte edhe vetë Presidenti, unë jam emëruar nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, ka thënë Musliu.

Pyetje: Nuk do ti komentoni deklarat e BDI-së?

“shikoni BDI është parti politike, Bujar Osmani është zy/kryeministër, nuk e dijë se cilin funskion e ushtron në partinë e tij, nuk e dijë se çfarë deklarate ka dhënë, as nuk i dijë qëndrimet e BDI-së, mirëpo sa e dijë unë ata janë në qeveri së bashku me LSDM-në, që do të thotë se e kanë përkrahur kryetarin Stevo Pendarovskin, çfarë të them më shumë”, ka thënë Musliu./Alsat

Loading…