Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Erolld Musliu takohet me kryeartin e sindikatës së policisë Marjan Kicev

Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Erolld Musliu takohet me kryeartin e sindikatës së policisë Marjan Kicev

Kryetari I Sindikatës së policisë Dr. Marjan Kicev gjatë të enjtes (23.01.2020) ka realizuar një takim pune me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës Erolld Musliu në drejtorinë e Agjencisë së Inteligjencës.

Gjatë takimit drejtori I agjencisë së Inteligjencës Erolld Musliu e ka informuar kryetarin e Sindikatës së Policisë për propozimin ligjin për punën e Agjencisë së Inteligjencës që tanimë ka marrë vizë nga qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit më 21 janar të këtij viti.

Sindikata e Policisë ka marrë pjesë në përgatitjen e propozim ligjit për punën e Agjencisë së Inteligjencës në pjesën që ka të bëjë për avancimin e të drejtave të punësuarve, kushtet e pensionimit si dhe në pjesën për barazimin e pagave me institucionet e tjera përkatëse siç është Ministria e Punëve të Brendshme , Agjencia për Siguri Kombëtare dhe Agjencia Teknike Operative

Gjatë përpilimit të propozim ligjit që rregullon punën e Agjencisë së Inteligjencës , në ët cilën ka marrë pjesë aktive dhe sindikata e policisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut rrumbullaksohen reformat në sektorin e sigurisë si parakusht për anëtarësimin e shtetit në NATO dhe Bashkimin Evropian.