Drejtori i Barcelonës e jep lajmin e madh për Neymarin

Drejtori i Barcelonës e jep lajmin e madh për Neymarin
9:22 | 12 Shtator 2019

Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për rikthimin e Neymarit nga PSG.

Drejtori i Barcelonës, Javier Bordas ka thënë se skuadra kampione e La Ligës do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për transferimin e Neymarit në Camp Nou.

Ylli brazilian ishte në prag të largimit nga Paris Saint-Germain gjatë afatit kalimtar të verës.

Ai po ashtu preferonte rikthimin te ish skuadra e tij, Barcelona.

Edhe pse lëvizja nuk ndodhi, klubi katalan vazhdon të jetë i interesuar për rikthimin e tij, transmeton lajmi.net.

“Derisa ai dëshiron të kthehet, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta realizuar”, u shpreh Bordas për “EFE”. /Lajmi.net/

TAGS