Drejtori i Genoas, Perinetti: Pas ndeshjes me Milanin do të takohemi për Piatekin

Tash esht Koha

Drejtori i Genoas, Giorgio Perinetti, ka konfirmuar se do të ketë bisedime me Milanin për Krzysztof Piatek pas ndeshjes së sotme (e hënë).

Italiani me këtë rast zbuloi se kalimi i sulmuesit të tyre nga Genoa në Milano varet edhe në rast se Gonzalo Higuain largohet drejt Chelseat.

“Ende nuk është vendosur asgjë, ka ende hapa për t’u ndërmarrë”, ka thënë Perinetti për Sky Sport Italia.

Krzysztof Piatek (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

“Është një ndeshje e rëndësishme sot, por edhe për tregun e transferimeve. Të gjithë e dinë se do të ulemi dhe të flasim me Milanin pas ndeshjes për të diskutuar se a do të arrihet apo jo marrëveshja”.

“Ne të kemi një bashkëbisedim të vështirë, por duhet të shikojmë interesin tonë. Por edhe Milani duhet të shikojë nëse Gonzalo Higuain do të shkojë te Chelsea në mënyrë që ta marrin Piatekin. Do të flasim për këtë sot”.

Lexo po ashtu:

“Nuk mund të flas publikisht për detajet tani, kemi biseduar tashmë dhe do të shikojmë a është e mundur të mbyllim boshllëkun në disa situata”.

“Nëse Piatek do largohet ne do t’i kthejmë sytë nga tregu i transferimeve për një sulmues gjithashtu”, ka shtuar Perinetti. /Telegrafi/

Tash esht Koha
TAGS