Drejtori i Juves, Paratici: Ramsey ndryshe nga lojtarët që kemi

Juventusi të hënën zyrtarizoi blerjen e Aaron Ramseyt nga Arsenali, uellsiani nënshkroi kontratë katërvjeçare, por Zonjës së Vjetër do t’i bashkohet nga sezoni i ri.

Me transferimin e 28-vjeçarit është shprehur i lumtur edhe drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici.

“E kemi blerë, është një lojtar ndryshe nga tonët. Një që mesfusha jonë nuk e ka. Ka më shumë taktikë se mesfushorët tonë, vrapon shumë”.

“Është njeriu i pasimit të fundit, e nuhat golin. Ramsey sipas meje është një lojtar që ende nuk e ka gjetur pozicionin”, ka thënë Paratici për GdS.

Ramsey në Ligën Premier është paraqitur në 256 ndeshje ku ka shënuar 38 gola.

Lexo po ashtu:

Lojtari i është bashkuar Topçinjve në vitin 2008 nga Cardiff City për rreth pesë milionë euro.

Për atë ishin të interesuara edhe shumë skuadra, por ai preferoi kampionët aktual të Serie A. /Telegrafi/

TAGS