Drejtori i shkarkuar nga burgu i Strugës, emërohet drejtor në NP për “Parqe dhe Gjelbërime”-Strugë

Drejtori i shkarkuar nga burgu i Strugës, emërohet drejtor në NP për “Parqe dhe Gjelbërime”-Strugë

Armend Shaqiri, të cilin qeveria e shkarkoi nga funksioni drejtor i burgut të Strugës, me vendim të komunës së Strugës e cila menaxhohet nga Ramiz Merko, kuadër i BDI-së, është emëruar për drejtor të Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”-Eko Strugë, raporton Telma.

Ndryshe ALSAT para dy ditëve nga burime jozyrtare informoi se ish drejtori i burgut të Strugës, Armend Shaqiri dhe një inspektor policie, janë të dyshuar se kanë shkelur ligjin dhe autorizimet zyrtare duke lënë në liri trafikantë të drogës dhe madje i kanë informuar ata edhe për planet e policisë.