Prej vjeshtës, regjisorime prejardhje nga Shkupi, Dritëro Kasapi, do të merr drejtimin e Teatrit mbretëror të Suedisë. Kasapi për 15 vjetë jeton dhe punon në Suedi dhe aktualisht është zëvendës drejtor Teatrit të qytetit në Stokholm. Ai atje dhe çdokund në Evropë ka realizuar dhjetra shfaqje teatrore, të cilat janë mirëpritur nga publiku dhe kritika.
Dritëroi këtyre ditëve ka ardhur në Shkup për të vizituar familjen e tij. Ne shfrytëzuam rastin për të realizuar një intervistë, ku flasim për rrugëtimin e tij drejt majave të suksesit në bërrjen e shfaqjeve dhe menaxhimin e teatrove suedeze.
Në këtë intervistë Dritëroi flet edhe për rolin e teatrit dhe finansimin e tij në një shoqëri demokratike dhe për dilemat nëse ai duhet të jetë i angazhuar apo duhet të bëjë art për vete.
Me shqetësim konstaton dukurinë e akulturimit në Maqedoni duke komentuar mungesën e kritikës profesioniste dhe nga publiku për teatrin.
Ju sugjeroj fort të ndiqni intervistën me Dritëroin, një profesionist i vertët me mendim të qartë për rolin dhe perspektivën e teatrit dhe të aktorëve në shoqëri, të cilin suedezët e mençur jo rastësisht e kanë vendosur në krye të teatrit mbretërorë.