Drejtori sportiv i Barçës, Braida: Jemi më të mirët në botë, nuk ia kemi frikën askujt

Barcelona në Ligën e Kampionëve është në Grupin B me Interin, Tottenhamin dhe PSV Eindhoven, një grup mjaft i vështirë në shikim të parë.

Drejtori sportiv i Barçes, Ariedo Braida, e ka pranuar se përballjet ndaj skuadrës italiane dhe asaj angleze nuk do të jenë të lehta, por se ekipi e tij nuk i frikësohet asnjërës.

“Barcelona e di që është një nga skuadrat më të mira në botë”, ka thënë Braida për Radio Rai.

Interi fitoi 3-0 ndaj Bolognas, por loja e tyre nuk ishte tregues se mund t’i bëjnë ballë Barcelonës (Foto: Getty Images)

“Ndeshjet duhet të trajtohen në rrugën e drejt. Ndeshjet e lehta ekzistojnë vetëm në teori, duhet të përgatitesh mirë për secilën”.

“Natyrisht që kur ke lojtarë si Messi dhe Coutinho gjërat bëhen më të lehta, por në futboll ka gjithmonë befasi: kjo është bukuria e lojës”.

Tottenhami pësoi humbjen e parë në Ligën Premier pas katër xhirove, Spurs humbën nga Watfordi me rezultat 2-1 (Foto: Getty Images)

“Shpresoj që Barcelona të fitojë ndaj Interit dhe Tottenhamit. Nuk duhet të kemi frikë”, ka shtuar Braida.

Vlen të theksohet se ndeshja e fundit në La Liga e fituar nga Barcelona është kundër Huescas me rezultat 8-2. /Telegrafi/

TAGS