Drejtori sportiv i Dortmund tregon se ku do të luaj Sancho sezonin e ardhshëm

Drejtori sportiv i Dortmund tregon se ku do të luaj Sancho sezonin e ardhshëm

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc, ka zbuluar planet e talentit të skuadrës për të ardhmen.

Jadon Sancho, i cili po konsiderohet si një nga lojtarët më premtues në botën e futbollit, është gjithashtu nga më të kërkuarit në treg.

Skuadra si Real Madrid e Manchester United janë ato që po shfaqin interesim shumë të madh për anglezin e ri.

Por, drejtori sportiv i Dortmund ka hedhur poshtë secilën mundësi që Dortmund të heq dorë nga lojtari gjatë afatit kalimtar të verës.

“Jo, ne nuk kemi pranuar asgjë (ndonjë ofertë). Ne nuk presim ndonjë gjë dhe nuk duam asgjë, sepse ai është në planet tona” ka thënë Zorc për ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net.

“Ai do të luaj për Dortmund sezonin e ardhshëm. Askush nuk ka nevojë të kontaktojë” ka thënë tutje ai duke shuar shpresat e të gjithëve.

Jadon Sancho iu bashkua skuadrës së Dortmund në vitin 2017, pasi u largua nga Manchester City, për një shumë që besohet të jetë 9 milionë euro.

Pasi luajti 12 ndeshje sezonin e kaluar, numri 7 këtë sezon ishte nga të paprekshmit e Lucien Favre. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS