Drejtori sportiv i Juventusit, Paratici ndoqi nga afër dyshen Zaniolo-De Ligt

Mesfushori me tipare sulmuese i Romës, Nicolo Zaniolo dhe mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs De Ligt vazhdojnë të mbeten objektiva të Juventusit.

Zonja e Vjetër ka ëndërr triumfin në Ligën e Kampionëve dhe vit pas viti dëshiron të përforcojë skuadrën e tyre për të arritur këtë qëllim.

Pas transferimit të Cristiano Ronaldos, Emre Canit dhe së fundmi edhe marrëveshjes me Aaron Ramsey, drejtuesit e klubit nuk duan të ndalen.

Lexo po ashtu:

Drejtori sportiv Fabio Paratici thuhet se e përdori pushimin e klubit në Ligën e Kampionëve  për të ndjekur nga afër talentin e Romës, Zaniolo dhe mbrojtësin e Ajaxit, de Ligt.

Nicolo Zaniolo (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit Sky Sport Italia dhe disa mediumeve tjera, Paratici ishte në Olimpico dhe Johan Cruyff Arena për të parë Zaniolon dhe De Ligtin nga afër.

Talenti italian ka impresionuar me dy golat e tij në fitoren e Romës 2-1 kundër Portos, ndërsa Ajaxi u konsiderua i pafat në humbjen 2-1 ndaj Real Madridit.

Lexo po ashtu:

Dyshja mendohet të jetë ndër objektivat kryesore të Juventusit për afatin e verës, pasi  drejtori sportiv konfirmoi së fundmi se do të nënshkruajë një mbrojtës të ri , ndërsa  talenti italian u gjet në disa shënime për strategjinë e transferimeve.

Përveç tyre një emër tjetër i nxehtë për tu transferuar nga Juventusi është ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah dhe ai i Real Madridit, Marcelo. /Telegrafi/  

TAGS