Drejtuesit e Arsenalit kanë informuar lojtarët, Arteta me 90 për qind zëvendësues i Wengerit

Lojtarët e Arsenalit janë informuar se Mikel Arteta është afër pranimit të kushteve mbi punën e menaxherit të ri të skuadrës.

Arsene Wenger ka konfirmuar largimin e tij nga Arsenali pas 22 viteve dhe drejtuesit e klubit londinez janë në kërkim të zëvendësuesit të tij.

Shumë emra janë përfolur si të mundshëm, por sipas mediumeve angleze më i mundshmi është spanjolli Arteta.

Lexo po ashtu:

Sipas mediumit anglez Daily Mail, lojtarëve të Arsenalit i është thënë se Arteta është 90 për qind i sigurt për të zëvendësuar Wengerin.

Wenger ka punuar me Artetan sa ishte futbollist i Arsenalit (Getty Images)

Spanjolli, i cili ka punuar me Pep Guardiolan dhe Manchester Cityn për dy sezonet e fundit, është kandidati i preferuar i shefit ekzekutiv Ivan Gazidis dhe drejtorit me ndikim Josh Kroenke, birit të pronarit Stan Kroenke.

Anëtarët e tjerë të bordit, përfshirë kryetarin e marrëdhënieve me futbollin, Raul Sanllehi, kishin kërkuar një kandidat me një bagazh më të madh.

Lexo po ashtu:

Por, Massimiliano Allegri, Luis Enrique dhe Joachim Low duket se kanë lënë të gjithë garën duke refuzuar punën te Arsenali.

Një emër tjetër shumë i përfolur është edhe ai i ish-kapitenit të skuadrës, Patrick Vieira, i cili është trajner në MLS-në amerikane. /Telegrafi/

TAGS