Drejtuesit e Milanit takohen pas humbjes nga Torino, marrin vendim për Gattuson

Drejtuesit e Milanit takohen pas humbjes nga Torino, marrin vendim për Gattuson

Drejtuesit e Milanit kanë zhvilluar një takim menjëherë pas humbjes nga Torino duke marrë një vendim të madh.

Një moment delikat, një humbje që e largon kualifikimin nga Liga e Kampionëve.

Pas përfundimit të takimit që u mbyll me humbje 2:0 në udhëtim tek Torino, drejtuesit e Milanit kanë zhvilluar një takim për të marrë një vendim në lidhje me trajnerin Gennaro Gattuso, raporton “Sky Sport”, përcjell lajmi.net.

Prezentë ishin të gjithë: Gattuso, Gazidis, Maldini e Leonardo.

Takimi ka zgjatur rreth një ore dhe të gjithë janë pajtuar që të vazhdohet përpara së bashku në kërkim të një zgjidhjeje të shpejtë për dalje nga kriza. /Lajmi.net/

TAGS