Drita fiton derbin e tensionuar ndaj Ballkanit, Prishtina kthehet te fitorja

Drita fiton derbin e tensionuar ndaj Ballkanit, Prishtina kthehet te fitorja
15:53 | 20 Tetor 2019

Drita e ka fituar derbin e tensionuar ndaj Ballkanit me rezultat 2-0.

Ndeshja nisi në mënyrë perfekte për vendasit që shënuan me Izair Eminin (5’), para se Gabriel Fortunato të vuloste rezultatin përfundimtar.

Në vazhdën e takimit kishte ‘rebeshë’ kartonash të kuq e faulla, ku fillimisht në 20 minutat e fundit gjyqtari kryesor përjashtoi dy lojtarë dhe trajnerin Ismet Munishi.

Edmond Turku te mysafirët dhe Liridon Leci te vendasit u përjashtuan me karton të kuq.

Dritan merr vendin e parë me 21 pikë, kurse Ballkani zbret në pozitën e katërt me një pikë më parë.

Ndërkohë, Prishtina ka marrë tre pikë të arta në udhëtim te Ferizaji me rezultat 2-0 – që pavarësisht problemeve brenda klubit treguan lojë mjaft të mirë.

Meriton Korenica (23’) dhe Ahmed Januzi (86’) shënuan në fitoren e kryeqytetasve.

Prishtina tash ngjitet në vendin e pestë me 17 pikë, kurse Ferizaj mbetet në vendin e nëntë me po aq pikë. /Lajmi.net/

TAGS