Drita ndahet me Ervis Kajën, ai nuk ishte paraqitur në stërvitjet me klubin

Drita ndahet me Ervis Kajën, ai nuk ishte paraqitur në stërvitjet me klubin

Kampioni aktual, Drita, ka njoftuar se e ka ndërprerë bashkëpunimin me qendërmbrojtësin shqiptar Ervis Kaja.

Mbrojtësi kishte ardhur nga Liria, por që nuk kishte gjetur edhe aq hapësire te kampionët e Kosovës.

Drita ka njoftuar që lojtari nuk është paraqitur fare në stërvitjet e klubit.

Lexo po ashtu:

“Kaja pa ndonjë arsye nuk ju ka përgjegjës ftesës së klubit për fillimin e fazës përgatitore, kështu që në bazë të rregullores së brendshme të klubit si dhe ligjit të punës, Drita ka marrë vendim për shkëputjen e njëanshme të kontratës me lojtarin”.

Ju kujtojmë se Drita ka filluar fazën përgatitore me datë 07 janar, ku lojtari nuk ka qenë prezent tash e disa ditë.

“Drita e falënderon Kajen për kontributin e dhënë dhe i dëshiron suksese”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

TAGS